Iniciativat për konsensus kombëtar nuk do të kenë sukses

23 prill 2018 | 23:58

Politologu, Ramush Tahiri nuk beson në suksesin e iniciativave të subjekteve politike për arritjen e konsensusit kombëtar rreth çështjeve të mëdha.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë të pasinqerta dhe do të dështojnë.

Sipas tij, subjektet politike nuk do t’u përgjigjen pozitivisht këtyre iniciative, duke i vënë kushte njëra-tjetrës. Tahiri ka bërë me dije se iniciativat e tilla janë të shtyra nga pat pozicioni që gjenden pozita dhe opozita.

Ai ka deklaruar se opozita nuk i ka 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë, kurse kjo e fundit nuk e ka shumicën e nevojshme për t’i shtyrë proceset përpara.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në  numrin e së martës të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se debati i…