Iniciohet sërish formimi i institutit për krimet e kryera gjatë luftës

07 qershor 2021 | 12:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit punues për institutin për krimet e kryera gjatë luftës.

Me këtë rast, ai tha se ky institut do të jetësohet vetëm me përkushtimin e të gjithëve, pa hedhur poshtë punën e deritanishme.

“Vitin e kaluar, dy javë para kësaj date jemi takuar për takimin e formimit të ekipit, dhe sot po vazhdojmë me fazën e dytë që do të përgatisë koncept-dokumentin e krimeve të kryera gjatë luftës, do të jetë e vështirë t’i adresojmë të gjitha krimet e kryera, familjarët e viktimave kanë humbur besimin dhe ky është një rrezik që po na kanos dhe andaj duhet një angazhim më i madh në këtë drejtim”.“Kemi më shumë se 13 mijë persona te vrarë gjatë luftës, dhe dëmi është edhe më i madh si ekonomik ashtu edhe në aspekte tjera”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore, duke shtuar “se tashmë nuk e kemi luksin që të dështohet”.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri më tani ka munguar vullneti politik në adresimin e këtij problemi, duke shtuar se mbështetja e kësaj ministrie dhe Qeverisë së Kosovës nuk do mungojë asnjëherë.

“Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin që ka për qëllim heqjen e pengesave në punën e institutit. Po ashtu do të ndahen buxhet për Prokurorinë Speciale që të rritet numri edhe për katër prokurorë të tjerë që të rritet puna tutje”, është shprehur Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Komunën e Konjës do…