Komuna e Prizrenit do të organizojë programe verore për mësim online

07 qershor 2021 | 12:28

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Komunën e Konjës do të organizojnë programe verore për mësim online nga mosha 7 deri në 14 vjeç.

Në kuadër të këtij programi, nga e gjithë bota do të pranohen 1 milionë aplikime, ku do të ketë lëndë të ndryshme mësimore online (në gjuhen turke), offline (në gjuhën angleze dhe në gjuhen arabe).

Pjesëmarrja në këtë program është pa pagesë.

Mësimi online do të fillojë më 5 korrik dhe do të zgjasë deri më 20 gusht. Ndërkaq regjistrimet do të bëhen nga 7 deri më 20 qershor.

May be an image of 1 person, standing and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…