Iniesta: Rikthimi i Neymarit do të ishte i mirë për Barçën

09 janar 2020 | 16:11

Andres Iniesta ka mbështetur mundësinë e rikthimit të Neymarit te Barcelona.

Ylli i Paris Saint-Germain spekulohet për një rikthim në “Camp Nou”. Iniesta beson se ardhja e Neymarit do të ishte e dobishme për ekipin e trajnerit Ernesto Valverde.

“Bëhet fjalë për një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin e tij. Do të ishte një përforcim i madh për Barcelonën. Një tjetër gjë është nëse do të realizohet ose jo”, ka thënë Iniesta për “Mundo Deportivo”. Iniesta po ashtu bëri lëvdata për Leo Messin i cili së fundmi fitoi për herë të gjashtë “Topin e Artë”. “Ai vazhdon të thyejë rekorde. Është lajmi më i mirë për Barcelonën që vazhdon të luajë në nivele të larta”, ka shtuar Iniesta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, nesër (e premte) pritet të…