Qeveria nesër do t’i ndajë 250 mijë euro për koalicionin global kundër ISIS-it

09 janar 2020 | 16:03

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, nesër (e premte) pritet të propozojë para qeverisë ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit global kundër ISIS-it.

“Mbledhja do të fillojë nga ora 13:00, ndërkaq pika e vetme e rendit të ditës është ‘Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e koalicionit kundër ISIS/DAESH’”.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet australiane kanë kërkuar një evakuim tjetër masiv, në të…