Insigne, pasardhës i Hazardit te Chelsea

08 shkurt 2019 | 12:00

Eden Hazard do të transferohet te Reali i Madridit në verë me shumë mundësi. Belgu e ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të luajtur me kampionët në fuqi të Evropës dhe Chelsea po punon për ta gjetur zëvendësuesin e tij. Në fillim u përfol për një interesim kundrejt Coutinhos, por presidenti i Barcelonës mohoi mundësinë e shitjes së brazilianit. Trajneri Maurizo Sarri ka hedhur sytë nga Italia dhe “Daily Mail” zbulon objektivin e trajnerit italian. Ai është Lorenzo Insigne, me të cilin Sarri ka punuar te Napoli. 27-vjeçari shihet si pasuesi perfekt i Hazardit dhe Chelsea do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit italian në verë. Presidenti De Laurentis refuzoi 70 milionë euro nga Liverpooli dhe “Blutë e Londrës” nuk do ta kenë aspak të thjeshtë të mbërrijnë tek Insigne.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “LG” ende nuk është gati që të jep detaje…