‘Instagram’-i heq postimet e dietave dhe kirurgjisë kozmetike

19 shtator 2019 | 11:18

Platforma për shpërndarjen e fotografive “Instagram”, ka njoftuar se ka ndërmarrë masa më të rrepta për postimet që lidhen me prodhimet për humbjen e peshës dhe kirurgjinë kozmetike.

Sipas tyre, postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që promovojnë produkte “të mrekullueshme” për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht.

Ndryshimet do të vlejnë edhe për rrjetin social “Facebook”, në pronësi të të cilit është “Instagram”-i.

“Ne duam që ‘Instagram’-i të jetë një vend pozitiv për të gjithë ata që e përdorin dhe kjo politikë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund ta ndjejnë si rezultat i medieve sociale”, ka thënë Emma Collins, menaxhere e politikave publike në Instagram.

Në muajin shkurt, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli, Stephen Powis, ka bërë thirrje për ndalimin e reklamave të personave të famshëm, që promovojnë humbjen e peshës, duke thënë se prodhimet që ata reklamojnë kanë efekte të dëmshme në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi e siguruar nga revista amerikane “Time Magazine” ka…