“Instagram”-i konsiderohet rrjeti më i dëmshëm social për shëndetin mendor

28 korrik 2019 | 13:06

Llogaritë adiktive të modeleve të fitnesit, të udhëtimeve ekzotike dhe momenteve të përsosura të fotografive shpesh nuk përputhen me jetët tona relativisht rutinore. Disavantazhi i shkaktuar nga ky hendek është se një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se mediet sociale po kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor si ankthi, depresioni, privimi nga gjumi dhe problemet e imazhit të trupit tek të rinjtë, që janë përdoruesit më të mëdhenj të medieve sociale.

“Instagram”, që tani ka 700 milionë përdorues globalisht, duket se është rrjeti social që ka efektin më të madh negativ, sipas një raporti të ri nga Shoqëria për Shëndetin Publik në Britani (RSPH), një organizatë e pavarur e fokusuar në edukimin shëndetësor. Vetëm “YouTube” kishte një efekt neutral-pozitiv në mesin e të anketuarve. Çdo rrjet tjetër social rezultoi me një efekt negativ. (Prej më pak negative tek më shumë, ishin: “Twitter”, “Facebook”, “Snapchat” dhe “Instagram”.)

Të anketuarit e vlerësuan “Instagram”-in në mënyrë të veçantë për efekte negative në përceptimin negativ për trupin dhe për ankthin. Një nga autorët e raportit i tha CNN se vajzat shpesh krahasohen me imazhet joreale që janë të manipuluara. Raporti kombinon hulumtimet e botuara më parë mbi ndikimet e shëndetit të mediave sociale me anketën e re në mbarë Britaninë me gati 1,500 njerëz në moshën 14-24 vjeçare.

Ekipi testoi se si të anketuarit vlerësonin se rrjetet e ndryshme sociale “Instagram”, “Facebook”, “Snapchat”, “YouTube” dhe “Twitter” ndikuan në shëndetin e tyre, si pozitivisht ashtu edhe negativisht, për ndjenjat e tyre të ankthit, lidhjes me një komunitet, ndjenjën e identitetit, gjumin, trupin imazh, dhe më shumë. Rezultatet nuk ishin të gjitha të këqija. Gati 70% e të anketuarve raportuan se morën mbështetje emocionale në mediet sociale kur kohët ishin të vështira dhe shumë thanë se llogaritë e tyre ofruan një forum për vetë-shprehje pozitive.

Ata gjithashtu ishin në gjendje të krijojnë dhe mbajnë marrëdhënie online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e angazhimeve për krijimin e një skuadre të…