Mustafa përforcon Drenicën

28 korrik 2019 | 13:04

Në vazhdën e angazhimeve për krijimin e një skuadre të fortë për edicionin e ardhshëm, KF Drenica ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin e njohur nga Vushtrria, Argjent Mustafa.

26-vjeçari ka bërë karriere në shumë skuadra si FC Prishtina, KF Trepça ‘89, KS Besa Kavajë, KF Laçi, KF Partizani, FC Kamza, KF Vushtrria , kurse ekipi ku u paraqit se fundmi ishte KF Flamurtari (Vlorë).

Drejtuesit e klubit kuqezi, po vazhdojnë punën intensivisht në afatin kalimtar, dhe pritet të arrijnë edhe disa përforcime tjera gjatë ditëve në vazhdim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tiemoue Bakayoko edicionin e kaluar është paraqitur mirë në fanellën…