Institucionet arsimore të Kosovës në grevë nga 14 janari

10 janar 2019 | 17:09

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka marrë vendim që më 14 janar, të nisë një grevë e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me nivelin e pagave.

“Greva fillon çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12, për të gjithë grevistët e të gjitha ndërrimeve. Pas përfundimit të orarit të grevës, të punësuarit e lëshojnë objektin, në të cilin është zhvilluar greva, për të vepruar kështu çdo ditë të grevës. Gjatë periudhës sa zgjat greva e përgjithshme, ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me punën në institucionet arsimore”, është thënë në njoftimin e SBAShK-ut.

Sipas SBAShK-ut, vendimi është marrë duke u bazuar në Ligjin e grevës dhe në statutin e kësaj sindikate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët në…