Instruktorë nga Turqia mbajnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

29 prill 2024 | 10:33

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurt të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj ënë të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24…