Inteligjenca amerikane tregon arsyen pse Rusia financoi parti politike nëpër botë

14 shtator 2022 | 08:22

Të martën është raportuar se Rusia i ka dhënë 300 milionë euro nga viti 2014 për parti politike nëpër botë.

Financimi i saj ka përfshirë edhe Evropën, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas inteligjencës amerikane, të cituar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qëllimi i Rusisë ka qenë “manipulimi i demokracive”.

Kjo ka ndodhur duke financuar parti politike kryesisht të të djathtës ekstreme, por jo vetëm.

Po ashtu, në raportohet citohet se synohet financimi i mëtutjeshëm për t’i evituar sanksionet e perëndimit për shkak të luftës së saj pushtuese në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se bankat komerciale…