Interesat botërore po ndryshojnë!

23 korrik 2018 | 15:18

Izmi Zeka       

Kosova në këto 20 vjet ka pasur ulje dhe ngritje në të gjitha aspektet si politike ashtu edhe ekonomike. Por nuk do të ndalem në këtë analizë e cila do të duhej të bëhej nga ekspertë të ndryshëm për të reflektuar në hapat për të ardhmen e këtij vendi të ri evropian.

Se çka është e rëndësishme në këtë kohë do të mundohem të shkruaj me syrin kritik se sa të një politikani apo përkatësie politike.

 Theksi im do të vihet në ndryshimet dhe perceptimet jo të natyrshme për ecjen e Kosovës dhe relacionin e saj më bashkësinë ndërkombëtare.

Po e them qartë se Kosova si shtet nuk është e para 20 vjetëve por as Evropa si kompozim nuk është sikur para 20 vjetëve.

Atëherë Kosova ka qenë në top agjendë ku ka qenë një shtet i dalë prej luftës me pasoja shumë të mëdha, kurse Evropa ka qenë mjaftë e ndjeshme në raport me Kosovën dhe perspektivën e saj.

Po tani duhet shikuar paksa ma ndryshe këtë relacion i cili ka ndryshuar skajshmërisht.

Kosova si asnjëherë është shtet stabil, me institucione kredibile, dhe përpjekja e saj ka një pikë vështrim – drejt një Evrope të bashkuar.

 Sa është e përgatitur Evropa për këtë orientim kosovar mbetet për t’u dëshiruar jo për shkak të saj por më shumë për interesat gjeostrategjike që po ndryshojnë në Evropë e më gjerë. Prandaj në ketë vijëzim ne kosovarët duhet ta shohim vetën si faktor i stabilitetit por edhe politikave për të ardhmen e vendit tonë. Thënë më një fjalë ne duhet pasur një analizë sistemore për politika evropiane dhe amerikane, që të përgatisim strategji afatshkurtër dhe afatmesme për politikat e shtetit të Kosovës në raport me qendrat e vendosjes, dhe jo vetëm kaq, por edhe politikat ekonomike që ndikojnë në faktorizimin e shtetit të Kosovës.

 Vetëm të verbëritë nuk mund ta shohim ose perceptojnë se interesat evropiane dhe amerikane gradualisht po ndryshojnë në qasjen ndaj Ballkanit e në këtë  situatë edhe të Kosovës.

Shikuar Kosovën në hartën evropiane apo edhe botërore mund të duket vetëm një pikë që vështirë mund të shihet. Prandaj për të mos u parë e tillë ne duhet të marrim hapa konkret në perspektivën  kosovare në raport me zhvillimet dhe politikat ndërkombëtare.

 Ndryshime të mëdha kemi në të gjitha shtetet e Evropës në politikbërjen e tyre por natyrisht edhe politika amerikane si aleat i yni i natyrshëm nuk mundet në përjetësi të jetë gardian i mosveprimit tonë dhe ndërmarrjes së hapave konkret në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës dhe zhvillimit të saj.

 Rikthehuni historisë në 100 vjeç, arin e fundit, dhe mund të konkludoni në skajshmëritë e veprimeve të shteteve dhe fuqive të mëdha në raport me Ballkanin e në këtë raport edhe me shqiptarët e Ballkanit. Prandaj sot Kosova ka nevojë për unitet politik dhe asgjë më shumë. Veprime tjera veç sa për të thënë apo për kurtuazi paraqesin shpërfaqje të dëmshme për jetën institucionale të Kosovës.

Përgjegjësit janë të ndara andaj koha që po humbet me veprime jokonsistente institucionale qoftë me serbin apo edhe të tjerët më shumë i ngjanë kohës së kapadai vë jashtë institucional se sa pragmatizmit dhe nevojës shtetërore.

 Përçaj e sundo ka qenë slogani i Gaj Jul Cesarit në vendet e pushtuara nga Roma por brenda Romës kanë qenë rregulla tjera “Romakët e bashkuar sundim më i lehtë”.

Nga kjo që për mua është sintezë duhet të mësojmë shumë pa përjashtim.

Për të gjithë ata që shohin rrjedhat gjeostrategjike koha po ndryshon bashkë me interesat e vendeve të fuqishme botërore.

 Ndikimi i Rusisë në Ballkan nuk është për t’u përshëndetur ku shtrirja e saj përmes shërbimeve të ndryshme ka arritur që të prek në heshtje Ballkanin edhe ashtu të lënduar nga luftërat e fundit dhe influenca e saj po merr dimension të ri  që pavrejtshëm po merr shtrirje.

Nga ky vështrim mund të japim një konkludim se diverziteti i politikave evropiane në raport me Ballkanin, e sidomos Ballkani perëndimor po krijon shtat  që  filozofia ekstreme të merr formë dhe kahe jo të nivelit të kënaqshëm edhe për perspektivën  e  Kosovës.

Kosova po e ritheksoj ka nevojë për unitet politik dhe institucional që kalon përtej egos së disa politikanëve dhe  interesave klanore, fetare apo  ekonomike.

 Unë si gjithë eci pran lapidarëve në qytetin tim të lindjes, aty përreth shtatores së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është i vendosur për të nënshkruar më një…