Interi fiton derbin ndaj Milanit

17 mars 2019 | 22:38

Interi pas problemeve të vazhdueshme, sonte ndaj Milanit ishte një skuadër krejt ndryshe nga ajo e javëve të shkuara. Zikaltrit morën tri pikë të arta falë fitores me rezultatin 3-2 ndaj “kushërinjve” nga i njëjti qytet.

Tre minuta mjaftuan që Interi të zhbllokonte rezultatin me anë të Vesinos. Goli motivoi djemtë e Spalettit që patën një mori rastesh në pjesën e parë, por Donnaruma u bë disa herë pengesë.

Fraksioni i dytë i lojës ishte akoma më elektrizues. Inter shënon sërish me anë të De Vrij, por Milani përgjigjet me Bakayokon. Më vonë arbitri akordon një penallti për zikaltrit pas një faulli të Kastijehos ndaj Politanos, ky i fundit ekzekuton saktë 11-metërshin. “Djalli” ngushton diferencën më Musakion në minutën e 71-të.

Në minutat e fundit të takimit skuadra e Gattuso tregohet më kërkuese, por në rastet e pakta që krijon Handanoviq nuk zhgënje dhe e mban portën e tij të paprekur.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Kojshia Show”,  që shfaqet në tv21 të dielave…