Interi, gati ta rikthejë në fushë Icardin

04 mars 2019 | 10:58

Interi ka arkivuar një humbje të dhimbshme ndaj Caglarit, ku tashmë e sheh veten edhe poshtë kuqezinjve të Milanit në renditje.

Në shtëpinë zikaltër pritet të jetë një javë e rëndësishme për sa i përket çështjes Mauro Icardi. Cikli i terapisë ka përfunduar për ish-kapitenin e Interit dhe ditën e mërkurë sulmuesi do të jetë përballë Spalettit dhe doktor Volpit. Ky i fundit është marrë me gjendjen e argjentinasit këtë kohë. Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, gjithçka varet shumë nga dëshira e Icardit, nëse ai është gati të rifillojë me grupin, atëherë do të thirret në skuadër që për ndeshjen me Eintraktin e Frakfurtit në Evropa Ligë.

Mesa duket Interi do ta bëjë hapin e parë për ta zhbllokuar situatën dhe Icardit i ngelet në dorë të vendosë nëse do të kthehet në grup apo do të vazhdojë me këtë strategji. Në sfond qëndron edhe situata e ripërtëritjes së kontratës. Interi po mendon të bëjë një ofertë zyrtare për rinovimin e tij me shtatë milionë euro në sezon, plus bonuse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mori projektligjesh të çështjeve ekonomike vazhdojnë të sabotohen në…