Interi katastrofë në statistika, tifozët “shënjestrojnë” Spallettin

12 dhjetor 2018 | 18:16

Interi po kalon një kohë tepër të vështirë dhe të mos mjaftonte vetëm kjo, në mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe eliminimi nga Liga e Kampionëve pas barazimin 1 me 1 kundër PSV.

Tashmë ekipi zikaltër do të vazhdojë të jetë pjesë e kupave të Evropës, por tani do të militojë në Evropa Ligë. Në 7 ndeshjet e fundit ekipi i Spallettit ka humbur 3 ndeshje duke barazuar po aq, dhe ka arritur të fitojë vetëm 1 takim.

Duket theksuar se këto sfida janë zhvilluar në harkun kohor të 5 javëve dhe “agjenda” ka qenë e tejmbushur për Spaletin. Ky muaj ka qenë një ankth i vërtetë për Interin, pasi jo vetëm janë eliminuar nga kompeticioni i Championsit, por kanë dalë edhe nga lufta për titullin kampion në Itali. Tifozët menjëherë kanë drejtuar fajin për të Spaleti për shkakun e ndërrimit të skemave, gjë të cilën e ka pranuar edhe tekniku italian.

Mbetet të shihet si do të reagojë ekipi i tij në ndeshjen kundër Udinezes në kampionat, e cila ka për të qenë një test për Spallettin që duket se do të përcaktojë vazhdimësinë e tij në klubin zikaltër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Instituti Columbus, të…