Interi merr pozitën e dytë në Seria A

13 korrik 2020 | 23:52

Interi ka pushtuar pozitën e dytë në Serie A, pasi e ka mundur në shtëpi Torinon.

Interi e ka mposhtur me përmbysje Torinon, sfidë që përfundoi 3-1, e cila u zhvillua në San Siro në kuadër të 32 në Serie A.

Me këtë fitore, ekipi i Antonio Contes ka rrëmbyer vendin e dytë, dhe gjendet 8 pikë prapa Juventusit.

Inter e nisi keq takimin, kapiteni dhe portieri, Samir Handanovic, bëri një gabim të tmerrshëm, të cilin e shfrytëzoi Andrea Belotti, për ta dërguar topin në rrjet për 0-1 pas 18’ minutave lojë.

Por, Interi përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Young fillimisht barazoi gjithçka në minutën e 48’, derisa pak minuta më vonë, në atë të 51’, mbrojtësi Diego Godin e dërgoi topin në rrjetën e Sirigu për të shënuar për 2-1.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Lautaro Martinez, për 3-1, në minutën e 61’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri thotë se masat e reja…