Interi mposhti Shakhtarin, fiton edhe Ajaxi

24 nëntor 2021 | 21:06

Interi hedh një hap drejt kualifikimit në Champions League. Skuadra zikaltër mori një fitore të rëndësishme 2-0 në “San Siro” ndaj Shakhtar, duke marrë për momentin kreun e Grupit D me 10 pikë, 1 më shumë se Reali.

Dueli nuk do të ishte aspak i thjeshtë për skuadrën italiane që do të vuante shumë për të gjetur golin e avantazhit. Heroi do të ishte Edin Dzeko me dy gola të shënuar. Sulmuesi boshnjak zhbllokoi me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 61-të, ndërkohë që 6 minuta më pas do të shënonte me kokë pas një asistim fantastik të Perisiq.

Tashmë kualifikimi do të varet shumë nga rezultati i ndeshjes mes Sheriff dhe Real Madrid, pasi ekipi moldav ka 6 pikë në renditje. Në ndeshjen tjetër të orës 1845, Ajaxi mori një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Besiktas. Sebastian Haller shënoi dopietë duke sfumuar golin e Ghezzal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Grupit…