Interi në kohën shtesë e siguron kualifkimin

13 janar 2021 | 18:40

Interi siguron një vend për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, por vuan shumë përballë Fiorentinës.

Zikaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në kohën e rregullt, ndërkohë që në sekondat e fundit të shtesës së dytë, arritën që të shënonin golin e kualifikimit.

Zikaltrit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 40-të me Arturo Vidal, i cili ekzekutoi saktë një penallti. Ky ishte goli i parë për kilianin me fanellën e zikaltërve. Fiorentina reagoi mjaft mirë, teksa në fillimin e pjesës së dytë arritën të barazonin menjëherë falë një perle të shënuar nga Christian Kouame, me një goditje të fortë në hyrje të zonës.

Conte bën disa zëvendësime, por pa mundur që të marrë shumë rezultate në fushë. Vetëm në sekondat e fundit të shtesës së dytë, Barella shërben një asist për Lukakun, i cili nuk fal me kokë. Interi në çerekfinale do të sfidojë Milanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi…