Interi në misionin ‘e pamundur’ ndaj Liverpoolit

08 mars 2022 | 11:54

Sot në mbrëmje luhet ndeshja e madhe e Ligës së Kampionëve midis Liverpool-Inter, në orën 21:00.

Zikaltërit do të provojnë misionin e pamundur për t’i prishur ditëlindjen Liverpoolit, i cili ka një vit që nuk ka humbur në shtëpi, që nga 7 mars 2021 ndaj Fulhamit. “Sportmediaset” thotë se Interit i duhet guximi, cilësia, intensiteti dhe ai pak fat i cili i ka munguar ndaj ekipeve të mëdha.

Zikaltërit njihen si një ekip që i pëlqen të provojë të pamundurën deri në sinjalizimin e fundit të arbitrit. Interit do t’i duhet të fitojë të paktën me dy gola diferencë për ta çuar ndeshjen në shtesë, një tentativë që do të jetë tepër e vështirë për djemtë e Inzaghit.

Suksesi ndaj Salernitanës me 5 gola të shënuar i ktheu një vetëbesim të munguar prej disa kohësh, ku Lautaro dhe Dzeko gjetën golat e tyre të munguar. Asat nën mëngë të Inzaghit janë të rikuperuar totalisht, me Gosens dhe Correa të cilët do të ndezin motorët e tyre për t’i dhënë një dorë për të ngjitur malin e lartë të Liverpooli.

Përballë do të kenë një ekip që nuk fal shumë,  sidomos në ndeshjet e mëdha tepër të rëndësishme si kjo e Ligës së Kampionëve.

Me Salah, Firmino dhe Mane që janë kërcënim serioz në çdo minutë të lojës, edhe pse në ndeshjen e parë mbrojtja zikaltër arriti shumë mirë të bllokonte dyshen Salah-Mane.

Interi sot do të jetë kokë e këmbë për të kërkuar të pamundurën, gjë për të cilën e ka vërtetuar disa herë që mund ta bëjë.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Jones, Salah, Jota, Diaz.

Inter: Handanoviq, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisiq, Dzeko, Lautaro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin…