Napoli, ofertë të ‘çmendur’ për Icardin

05 korrik 2019 | 12:00

E ardhmja e Mauro Icardit është shndërruar në një telenovelë që nuk ka fund. Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane.

Sipas “Corriere dello Sport”, Icardi është pranë marrëveshjes me Napolin, teksa presidenti Aurelio De Laurentis është i gatshëm t’i ofrojë një rrogë prej 10 milionë euro në sezon.

Kujtojmë që kjo është shifra që sulmuesi argjentinas iu ka kërkuar drejtuesve të Interit, por këta të fundit nuk kanë qenë dakord. Kësisoj Napoli duket gati për goditjen e bujshme në merkato, teksa pret krahëhapur sulmuesin argjentinas.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shay Mitchell e cila më herët gjatë kësaj jave tregoi…