Interi, Reali dhe Bayerni në garë për futbollistin gjerman

14 janar 2021 | 12:13

Dëmtoi Interin me Borussia Monchengladbachun që arriti në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni në disfavor të zikaltërve.

Florian Neuhaus: AC Milan to block the "German Kaka" | AC Milan News

Dhe me paraqitjet e tij pozitive në fushë kombëtare dhe ndërkombëtare, Florian Neuhaus ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve më të mira të Evropës, mes të cilëve pikërisht Interin, që po kërkon një përforcim në rolin e tij.

Sipas së përjavshmes “Sport Bild”, në fakt, lojtari ka përfunduar në shënjestrën edhe të Realit të Madridit, sikurse edhe të Bayern Munchen.

Mesfushori 23-vjeçar ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh që mund të aktivizohet deri në majin e vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka takuar të…