Interi shkatërron Sampdorian

29 tetor 2022 | 22:50

Interi merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke vijuar ecurinë e rezultateve pozitive. Skuadra e Inzaghit mundi me lehtësi 3-0 Sampdorian.

Skuadra zikaltër thuajse e zgjidhi ndeshjen që në 45 minutat e para. De Vrij shënoi golin e avantazhit në minutën e 21-të, pas një goditje të sakte më kokë. Në minutën e 44-t, Barella merr një top shumë të bukur nga Bastoni dhe më pas lëshon një goditje të fortë që do të tundte rrjetën.

Në pjesën e dytë administrimi i rezultatit nga Interi ishte një mision i thjeshtë. Correa ndërkohë do të realizonte dhe golin e tretë në minutën e 73-të. Skuadra zikaltër mban vendin e katërt me 24 pikë dhe javën e ardhshme do të sfidojë Juventusin në Torino.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer të burgosurit ndërsa në kuadër…