Interi shkëlqen ndaj Torinos, zikaltërit triumfojnë në ditën e festës së titullit

28 prill 2024 | 15:34

Kampionët e ri të Italisë, Inter kanë fituar 2-0 ndaj Torinos në shtëpi. Ritëm i ulët në pjesën e parë, me skuadrat që u treguan shumë të kujdesshme në prapavijë, duke mos lejuar shumë hapësira.

Pjesa e dytë filloi në malore për torinezët, të cilët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Tamezes.

Me prishjen e ekuilibrave, zikaltërit nuk vouan shumë dhe zhbllokuan llogaritë. Një  e majtë e bukur e Calhanoglu në të 56-tën përfundoi në rrjetë, duke ndezur kështu festën në shkallët e stadiumit. Në të 60-të, Calhanoglu përktheu në gol një penallti, duke “vulosur” një herë e mirë fatin e takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…