LDK-ja nderon Sali Çekajn me akademi në Gjermani

28 prill 2024 | 15:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se kanë mbajtur Akademinë Përkujtimore për nder të heroit të Kosovës Sali Çekaj në Hamburg të Gjermanisë.

Abdixhiku ka treguar se ka ndarë edhe dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për Sali Çekajn.

“Sot, në Hamburg të Gjermanisë, nën organizimin e Nëndegës 2 në këtë qytet, mbajtëm Akademinë Përkujtimore për nder të Heroit të Kosovës Sali Çekaj”.

“Mes bashkatdhetarëve e bashkëpunëtorëve të orëve të rënda, rikujtuam në 25 vjetorin e rënies heroike, gjithë kontributin jetësor të një njeriu që la gjurmë në kohë”.

“Në këtë akademi, ndava dhe dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ për Heroin Sali Çekaj”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në…