Interi zyrtarizon Godinin

01 korrik 18:22

Skuadra e Interit ka zyrtarizuar të hënën transferimin e qendërmbrojtësit Diego Godin.

Në njoftimin zyrtar të ekipit nga Seria A, bëhet me dije se Godin është transferuar si futbollist i lirë, pasi kontrata me Atletico Madridin i ka skaduar në muajin e shkuar. Godin 33-vjeçar me Interin ka firmosur kontratë trevjeçare dhe pritet të prezantohet gjatë këtij muaji. Ai do të ketë një pagë vjetore prej 6.75 milionë eurosh.

Godin ka regjistruar rreth 400 paraqitje me Atleticon gjatë nëntë edicioneve të fundit dhe ka fituar një titull kampioni në La Liga, dy trofe të Ligës së Evropës dhe dy herë ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është reprezentues i Uruguait dhe deri më tani ka regjistruar 131 paraqitje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë me…