INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri
07 dhjetor 2023
| 19:29
Përveç Millan Radoiçiqit, edhe ish-shefi i Njësisë Speciale në veri, Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL-i për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes. Enver Dugolli, njëherësh nënkryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës në një postim në Facebook.
“Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës!! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar tutje Dugolli.