Investimet në fushën e efiçiencës së energjisë, temë diskutimi mes Lladrovcit dhe Nrgy- Group
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim, NRGY- GROUP të përfaqësuar nga Rudi Hendrickx, Luc Verheyen, së bashku me partnerët Jahir Shala, Roland Shala dhe përfaqësuesin për Kosovë Bekim Maloku, me të cilët ka diskutuar lidhur me mundësinë e investimeve në fushën e Efiçiencës së Energjisë, konkretisht përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE).
Në këtë takim, konkretisht është biseduar për mundësinë e vendosjes së paneleve solare në objektet e shkollave të mesme, QKMF, dhe objektin e komunës me fuqi instaluese deri në 300kw, për nevoja të konsumit të brendshëm të objekteve shkollore, mjekësore dhe të administratës dhe mundësinë e lansimit të energjisë së tepër në rrjet.
Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë NRGY- GROUPt dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me tutje për finalizim konkret të këtij projekti.



