Investitorët zviceranë duan garanci ligjore si kusht për të investuar në Kosovë

01 prill 2024 | 10:52

Garanci ligjore është njëra nga kërkesat kryesore që po kërkojnë investitorët zviceranë. Kështu ka bërë me dije për “Ekonomia Online” ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Diplomati zviceran ka theksuar se komuniteti i biznesit të këtij shteti e sheh të rëndësishme të ketë garanci në Kosovë, në mënyrë që të shtohen investimet.

“Është shumë e rëndësishme të kemi rolin e garancive ligjore për investimet dhe që ne shohim se Zvicra është investimi i dytë i rëndësishëm në vend dhe ajo që dëgjoj nga komuniteti i biznesit është shumë e rëndësishme të ketë garanci ligjore. Mendoj se ajo që investitorët zviceranë duhet të bëjnë këtu në Kosovë, janë njerëzit dhe prandaj ne jemi këtu. Kemi nevojë për njerëz të trajnuar që duan të investojnë dhe të mësojnë dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni…