Investohen rreth 100 mijë euro në shkollën ‘Ali Sokoli’ që drejtohet nga Flamur Bujupi

09 dhjetor 2022 | 15:41

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se kanë investuar rreth 100 mijë euro për rinovimin e plotë të shkollës së mesme të mjekësisë në kryeqytet, “Ali Sokoli”.

“Investim rreth 100 mijë euro në shkollën e mesme të mjekësisë ‘Ali Sokoli’. Pas shumë vitesh po investojmë në rritjen e cilësisë së mësimit praktik në shkollat profesionale. Kësaj radhe, e furnizuam SHMM ‘Dr Ali Sokoli’ me kabinet komplet të ri të IT-së, pajisje për kabinetin e infermierisë, karrige dhe pajisje për stomatologji dhe materiale shpenzuese të ndryshme”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Rinovimi i shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” është në kuadër të punës së Drejtorisë së Arsimit për rinovimin e shkollave të kryeqytetit dhe digjitalizimit të tyre.

Kjo shkollë drejtohet nga dr.Flamur Bujupi. Ai është në krye të kësaj shkolle që gati një vjet e dy muaj.

“Nxënësit kanë fituar hapësirë për diskutime dhe njëherit edhe për aktivitete të lira dhe jashtë kurrikulare (si në aspektin humanitar edhe në mbrojtjen e mjedisit) duke nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Kryqin e Kuq të Kosovës – dega në Prishtinë dhe OJQ – Ta pastrojmë Kosovën. Me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës kemi realizuar rreth 100 mijë euro në investime për kabinetet e shkollës dhe materialet shpenzuese (për herë të parë nxënësit nuk blejnë nga buxheti i tyre) të cilat përdoren nga nxënësit”, ka thënë Bujupi për “Epokën e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, drejtori i Agjencisë për Parandalimin…