Inzaghi, afër Milanit

30 maj 2019 | 18:18

Milani do të riniset nga Simone Inzaghi. Ivan Gazidis, administratori i deleguar i kuqezinjve ka zgjedhur pikërisht teknikun aktual të Lazios si pasues të Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjve.

Pas një bashkëbisedimi të gjatë me Paolo Maldinin, Gazidis ka vendosur për Simone Inzaghin edhe pse që ky i fundit të firmosë me Milanin duhet që më parë të lirohet nga kontrata që ka me Lazion dhe duke pasur parasysh problemet që mund t’i krijojë presidenti Claudio Lottito palët po veprojnë me qetësi.

Inzaghi pëlqehet edhe nga Juventusi, por nuk është zgjedhja e parë e Andrea Agnellit dhe për këtë arsye trajneri që fitoi me Kupën e Italisë me Lazion në këtë sezon nuk mund ta refuzojë Milanin. Inzaghi do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…