Inzaghi: Bëmë një ndeshje të madhe kundër Napolit

22 nëntor 2021 | 15:31

“Ishte një fitore e madhe, por ndeshja më e rëndësishme është ajo ndaj Shahtjorit”, ishin fjalët e para të trajnerit të Interit, Simone Inzaghi pas ndeshjes së fituar ndaj Napolit. Edhe pse vetëm katër pikë larg napolitanëve, trajneri zikaltër mendon vetëm për sfidën ndaj ukrainasve.

“U thashë djemve tani pas ndeshjes, edhe pak para, se ndeshja më e rëndësishme është ajo ndaj Shahtjorit. Sot (dje) mundëm me meritë një skuadër shumë të fortë. Napoli është padyshim një skuadër që do të luftojë deri në fund për titullin. Edhe pse në fund mund t’ia kishim shmangur vetes atë vuajtje, pasi deri në golin e 3-2 ishim pothuajse perfektë. Penalltitë? Kemi tri goditës, ai që ndihet më i sigurt godet. Çahla bëri një ekzekutim perfekt, e gjithë skuadra bëri një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë. Jemi aty dhe do të tentojmë deri në fund, do të jetë një garë e fortë”.

“Titulli? Është herët për të menduar. Kemi lënë pikë të rëndësishme rrugës për shkak të Champions-it, por kalimi i grupit është shumë i rëndësishëm për klubin dhe tifozët. Interi meriton të jetë në fazën tjetër”, përfundoi trajneri i kampionëve të Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga Manchester United ka lënë…