Inzaghi: E dominuam Milanin

06 shkurt 2023 | 12:55

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka thënë se skuadra e tij e dominoi Milanin. Sipas trajnerit Inzaghi fitimi i dy ndeshjeve derbi brenda 20 ditësh është e madhe.

“I bëra komplimentet e mia të gjithëve. U treguam të përqendruar, të kujdesshëm, e super dominuam këtë sfidë. Të fitosh dy derbi brenda 20 ditësh është një kënaqësi e jashtëzakonshme, tani të shohim përpara me besim. Do të përpiqemi të rikuperojmë në mënyrën më të mirë të mundshme Lukakun dhe Brozoviq, na kanë munguar prej një kohe të gjatë”, ka thënë Inzaghi.

“Martinez? Që nga janari i vitit të shkruar po luan në nivele të jashtëzakonshme, ka pasur një rendiment konstant pavarësisht se ka pushuar shumë pak. Ai e meriton, ashtu si gjithë ekipi. Mëkati i vetëm është që e lamë ndeshjen të hapur deri në fund”, ka deklaruar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…