Inzaghi: Gabimi i gjyqtarit na hoqi fitoren

08 janar 2023 | 15:37

“Jemi shumë të nevrikosur”, ka thënë Simone Inzaghi dhe protestoi ashpër ndaj arbitrit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Monzës, të përfunduar në barazim 2-2, por që për trajnerin e Interit, duhet të ishte mbyllur 3-1 për ekipin e tij.

“Jemi shumë të nevrikosur. Te goli i anuluar i Acerbit arbitri vërshëlleu faull dhe nuk e kuptoj si mund të ndodhë kjo pas 5 vitesh me VAR-in në funksion. Na hoqi dy pikë sepse do të ishte rezultati 3-1.

Është gabim i papranueshëm. Janë dy lojtarë të Monzës që u penguan me njëri-tjetrin. Nëse përmendim dhe shtyllën në fund të Lautaros, nuk do të isha këtu duke folur për një barazim”, ka shtuar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Joe Biden nis sot (e diel) vizitën e tij të…