Inzaghi: Treguam besim të madh në fushë  

05 janar 2023 | 13:32

Trajneri Simone Inzaghi ishte i kënaqur me paraqitjen e Interit kundër liderëve të Serie A, Napolit. Pas përfundimin të sfidës, ai ka folur për mikrofonat e “DAZN”.

“Ne jemi në një seri të mirë, pasi fituam kundër Napolit që ishte i pamposhtur dhe kështu është një injeksion i madh besimi, jam krenar për djemtë e mi sepse ata ndihmuan njëri-tjetrin në fushë, ishte një kënaqësi për t’i parë ata duke luajtur. Një ndeshje e mrekullueshme edhe për publikun dhe për klubin. Kishte kuriozitet për t’u rikthyer pas kaq shumë ditësh pushimi, por isha i qetë sepse ishim stërvitur në mënyrën më të mirë që nga ajo kohë”, ka thënë Inzaghi.

“Dzeko po bën shumë mirë, ka teknikë dhe forcë, po na ndihmon shumë në këtë ecuri që nis nga larg. 96 minuta përqendrim i lartë nga ana jonë, mund të kishim shënuar edhe më herët, por kishte pak paqartësi përveç aftësive të Meret. Skuadra e ka mbajtur gjithmonë përqendrimin lart, fitorja ndaj Napolit duhet të na japë besim të madh për të ardhmen”, ka shtuar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje horror është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në…