IPKO-Digitalb, me ngjarjet më të “çmendura” sportive në vend

10 gusht 2018 | 14:05

Sonte në orën 21:00, do të transmetohet ekskluzivisht në platformën televizive IPKO-Digitalb ndeshja e parë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit, Premier Liga.

Por, përveç kësaj, janë edhe shumë ngjarje të tjera sportive që mund të shikohen vetëm në platformën IPKO-Digitalb, që është lidere në ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive në vend.

Sot është konfirmuar kampionati francez deri më 2021, ndërsa para pak ditësh, u konfirmua se për tre vjetët e ardhshëm, platforma IPKO-Digitalb do të transmetojë me të drejta ekskluzive Serie A dhe La Ligën, më pas Kampionatin Holandez, UEFA Ligën e Kombeve + final four, finale, e shumë liga dhe kampionate të tjera.

UEFA Liga e Kombeve, është turne i ri ndërkombëtar, ndërsa në mesin e 55 kombeve evropiane, janë edhe Kosova (Liga D) dhe Shqipëria (Liga C), ndeshjet e së cilës fillojnë në Shtator.

Përveç futbollit, do të ketë edhe shumë ngjarje të tjera sportive nga disiplina të ndryshme, si Boks, Tenis, Basketboll, Volejboll e të tjera. Më poshtë, IPKO publikon listën e të gjitha ngjarjeve sportive, më të rëndësishme në botë që do të transmetohen ekskluzivisht në IPKO-Digitalb, ndërsa së shpejti do të njoftojë edhe për ngjarje të tjera sportive.

Kampionati Italian (Serie A) 2018/19; 2019/20 dhe 2020/21
Kampionati Anglez (Premier League) 2016/17, 2017/18 dhe 2018/19
Kampionati Spanjoll (La Liga) – 2018/19; 2019/20 dhe 2020/21
Kampionati Francez – 2018/19; 2019/20 dhe 2020/21
Ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës për UEFA Liga e Kombeve 2018/2021
Ndeshjet Ndërkombëtare për UEFA Liga e Kombeve + Final Four, Finale 2018/2021
Ndeshjet Kualifikuese të Kombëtares Shqiptare & Kosovare për Euro 2020
Ndeshjet Kualifikuese të Kombëtares Shqiptare & Kosovare për FIFA 2022
Ndeshjet Kualifikuese Ndërkombëtare për Euro 2020
Ndeshjet Kualifikuese Ndërkombëtare për FIFA 2022
UEFA Euro 2020 (Kampionati Evropian)
InternationalChampions Cup (turneu para-sezonal i ekipeve elitare te futbolli)2018
Brazil WorldTour(ndeshjete kombëtares së Brazilit nëpër botë) deri në 2021
Kampionati Holandez –  2018/19; 2019/20 dhe 2020/21
Kampionati Shqiptar i Futbollit 2018/19; 2019/20; 2020/21 dhe 2021/22
Kupa dhe Superkupa e Futbollit e Shqipërisë 2018/19; 2019/20; 2020/21 dhe 2021/22
Kupa e Anglisë (FA Cup) – 2018/19; 2019/20 dhe 2020/21
HBO Boxing (ndeshjet më të mira të boksit të të gjitha Federatave, përfshirë boksierët shqiptarë) 2016,
2017dhe2018.
UFC (UltimateFightingChampionship) 2018/2019
RolandGarros
ATP 1000 Tenis 2017/2019
ATP 500 Tenis 2017/2019
CEV 2018 (Kampionati Evropian i Volejbollit, Meshkuj/Femra)
FIBA (të gjitha eventet: Kualifikuese, Botëror, Evropian deri më 2021)
FIVB (Kampionati Botëror i Volejbollit për Meshkuj 2018).
FIVB (Kampionati Botëror i Volejbollit për Femra 2018).
IAAF DiamondLeague, Atletike.
Për ta parë të përditësuar listen e ngjarjeve sportive, vizitoni:  https://www.ipko.com/residental/sherbimet-fikse/dtv/pakot-2/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej…