Ipko Superliga: Prishtina merr kreun

20 prill 2019 | 19:11

Fitorja e Prishtinës në ndaj Gjilanit në udhëtim (0-1), i ka mundësuar ekipit të Mirel Josës që të marrë kreun e klasifikimit të paktën për 24 orë, derisa Feronikeli të zhvillojë ndeshjen e javës së 28-të përballë KEK-ut në “Agron Rama” të Obiliqit, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryeqytetasit me 65 pikë kryesojnë tashmë kampionatin, ndërkohë që Llapi ka kaluar në pozitën e dytë të renditjes tabelare pas fitores në “Bajram Aliu” ndaj Drenicës (0-2).

Ekipi i Tahir Batatinës tashmë numëron 62 pikë në renditjen tabelare, një më shumë se Feronikeli që është zhvendosur në vendin e tretë.

Drenica mbetet në vendin e pestë, ndërkohë Gjilani në vendin e shtatë.

Ndryshime në renditjen tabelare mund të ketë edhe pas ndeshjeve të ditës së dielë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdar Beqa është rizgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike…