Iraku kryen sulme ajrore ndaj ISIS-it në Siri

06 maj 2018 | 14:09

Avionët luftarakë irakianë kanë kryer sulme që kanë pasur për cak komandantë të grupit militant Shteti Islamik (ISIS) në lindje të Sirisë.

Kështu ka thënë zyra e kryeministrit irakian, Haider al-Abadi, përmes një njoftimi për medie.

Sulmet ajrore kanë goditur komandantët e IS-it në jug të qytetit Deshaisha, është thënë në njoftim.

“Ky pozicion është shkatërruar plotësisht”, është thënë në njoftim.

Iraku ka kryer sulme ajrore kundër IS-it në Siri disa herë vitin e kaluar. Këto sulme janë kryer me miratimin e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe koalicionit që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant.

Kryeministri i Irakut, Abadi kishte shpallur fitoren ndaj IS-it në muajin dhjetor.

Por, grupi ekstremist vazhdon të paraqes rrezik, pasi ka nën kontroll disa territore në kufi me Sirinë dhe po vazhdon të kryejë bombardime përgjatë Irakut. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rihanna rrallëherë diskuton për jetën private. Ajo është e…