Iraku raporton për kapjen e një figure të lartë të IS-it

11 tetor 2021 | 14:44

Një zëvendës i kreut të vrarë të grupit terrorist, Shteti Islamik (IS) është zënë në Irak, ka thënë kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, përmes një postimi në “Twitter” më 11 tetor.

Ai ka thënë se Sami Jasim, anëtar i lartë i IS-it dhe zëvendës i ish-liderit Abu Bakr al-Baghdadi, është zënë nga shërbimi irakian i inteligjencës.

Ai nuk ka ofruar hollësi tjera për të. Baghdadi është vrarë gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë më 2019.

Jasim është në mesin e figurave të IS-it për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë ofruar shpërblim nëse ndalohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve…