Irani nga e diela rihap tempujt dhe objektet kulturore

23 maj 2020 | 11:52

Irani ka vendosur t’i rihapë objektet kulturore nga dita e diel, me rastin e ditës së parë të fitër bajramit, si pjesë e vendimit për lehtësimin e masave kufizuese.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha në televizionin shtetëror se të dielën do të hapen muzetë dhe qendrat historike, shkruan “Reuters”, transmeton Express. Ndërkohë tempujt që kanë qenë pika të përhapjes së virusit do të rihapen të hënën.

Rouhani javën e kaluar kishte thënë se tempujt do të hapen tri orë në mëngjes dhe tri orë pasdite. Disa pjesë të këtyre ndërtesave, siç janë korridoret e ngushta, do të vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

Për më tepër, të gjithë punëtorët do të rikthehen në vendet e tyre të punës të shtunën e ardhshme, shkruan “Reuters”.

Javën e kaluar presidenti iranian tha se restorantet do të rihapen pas Ramazanit dhe se aktivitetet sportive do të vazhdojnë pa shikues. Universitetet do të rihapen më 6 qershor. Sipas tij, 88 për qind e viktimave të koronavirusit kanë qenë persona që kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata epidemiologjike me Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë e…