Shqipërisë i shtohen edhe tetë raste me Covid

23 maj 2020 | 11:47

Situata epidemiologjike me Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme. Për më shumë se tri javë nuk ka humbje të jetëve të njerëzve, ndërsa 79 % e të prekurve nga Covid-19 tashmë janë shëruar.

Dr. Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik informoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja, ndërkohë lëvizjet në fundjavë vijojnë të jenë të kufizuara.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë”, ka njoftuar Daja.

Në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa karantina vazhdon, restorantet po i drejtohen metodave të reja…