Kraki godet qeverinë: D.m.th., paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë – dy herë dështim
16 nëntor 2026
| 12:40
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kjo parti për çështjen e krizës energjetike.
Qeveria sot e ka ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe të energjisë, për shkak të, siç ka thënë, vendimit të Serbisë për t’i mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare për tregtim.
“Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë. Dy herë dështim. Dy herë gabim”.
“A mos ka ardhur koha me filluar me u mësuar me përgjegjësinë morale si koncept edhe në politiken e Kosovës?”, ka shkruar Kraki në “Facebook”.
Dikush është fajtor, ka thënë Kraki.
“Sepse asnjë fajtor, asnjë përgjegjës pavarësisht çka ndodhë në këtë vend, seriozisht nuk shkon”, ka thënë Kraki.



