Kryeprokurori dhe kryetari i Supremes diskutojnë ashpërsimin e dënimeve për veprat kundër rendit kushtetues dhe korrupsionin
16 nëntor 2026
| 12:19
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe Zëvendëskryeprokurori Bahri Hyseni, kanë pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, dhe gjyqtarin Agim Maliqi.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, temë qendrore e takimit ishte nevoja për ashpërsimin e politikës ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e të dy institucioneve konfirmuan përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.
Ky bashkëpunim synon forcimin e sundimit të ligjit dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.



