Irani pranon aeroplanë komercialë para rikthimit të sanksioneve

05 gusht 2018 | 13:54

Irani ka pranuar pesë aeroplanë komercialë të ri të dielën, një ditë para se ShBA-ja të fillojë rikthimin e sanksioneve që ishin ndërprerë në marrëveshjen bërthamore të fuqive botërore të nënshkruar më 2015.

Pranimi i këtyre aeroplanëve, sipas të gjitha gjasave do të jetë përfitimi i fundit i Iranit nën marrëveshjen bërthamore. Retorika në mes të Iranit dhe SHBA-së vazhdon të jetë e nxehtë, përkundër deklaratave të Trump se do të dëshironte të takohej me presidentin iranian Rohanni, raporton “Rel”.

Baza ajrore e Iranit ka pranuar 13 aeroplanë nga 20 sa kishte porositur nga fabrika francize-italiane në prill të vitit 2017. Kjo marrëveshje ka kushtuar 365 milionë dollar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezoluta për dialogun me Serbinë, e propozuar nga Partia Socialdemokrate,…