Irani reagon pas dëbimit të dy diplomatëve: Shqipëria s’është në rrugën e duhur

20 janar 2020 | 19:43

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka reaguar pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, me një vendim të qeverisë shqiptare.

Në një reagim në mediat sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Hosein Ghazanfari, ka deklaruar se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, sepse ajo në të cilën është tani, nuk është e duhura.

“Shqipëria ka bërë gabime të shumta dhe ne mendojmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin lidhjet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”, shkruan Ghazanfari.

Shqipëria dëboi pak ditë më parë dy diplomatë iranianë nga ambasada në Tiranë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, janë dëbuar pasi kanë shkelur parimet e konventës së Vjenës me veprimtarinë e tyre, duke mos përcaktuar saktësisht se çfarë kanë bërë dy diplomatët. Ndërkohë të shtunën (18 janar), dy diplomatët pas skadimit të urdhrit 72 orësh kanë lënë shqipërinë dhe janë larguar nga Rinasi drejt Turqisë./dosja.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi skocez Hearts ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit kosovar Donis…