Donis Avdijaj zyrtarizohet te klubi skozec

20 janar 2020 | 19:31

Klubi skocez Hearts ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit kosovar Donis Avdijaj.

Ai ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me mundësi zgjatjeje varësisht nga performanca.

Avdijaj ishte lënë i lirë nga klubi i tij i deritashëm Trabzonspor në Turqi.

23-vjeçari që luan si sulmues krahu në të kaluarën ka qenë pjesë e Schalkes në Gjermani, Sturm Grazit në Austri e Rodas dhe Willem II në Holandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar…