Irani thotë se marrëveshja me ShBA-në nuk është afër
Irani ka thënë se është arritur njëfarë përparimi në bisedimet me ShBA-në, por një marrëveshje “nuk është afër”.
Komentet e zëdhënësit të ministrisë së jashtme, Esmail Baqai, kanë ardhur pasi sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, ka thënë se një marrëveshje mund të arrihet të hënën, shkruan “BBC”.
“Është e saktë të thuhet se kemi arritur në një përfundim për një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen. Por të thuash se kjo do të thotë që nënshkrimi i një marrëveshjeje është i afërt – askush nuk mund ta bëjë një pretendim të tillë”, ka thënë Baqai në Teheran.
Memorandumi i mirëkuptimit thuhet se përfshin një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e ngushticës së Hormuzit dhe një plan për negociata të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit.



