Irani zgjedh presidentin e ri: Ebrahim Raisi merr mbi 17,8 milionë vota iraniane
19 qershor 2021
| 18:53
Kreu konservator i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi fitoi sot zgjedhjet presidenciale në vend.
Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme iraniane, Ebrahim Raisi ka marrë mbi 17,8 milionë vota, thënë ndryshe 62% të tyre, raportojnë mediat e huaja.
Rreth 3,3 milionë vota i mori një tjetër konservator, Mohsen Rezai dhe më pak se një milion të tilla deputetin Amirhossein Hashemi-Ghazizadeh.
Raisi, 60 vjeç, pason presidentin e moderuar Hasan Rohani.
Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit për qeverinë iraniane pas tetë viteve nën presidencën e Rohanit.
Rezultatet përfundimtare priten më fundjavë. Presidenti i ri do të betohet në gusht.