Iranianët protestojnë në prag të sanksioneve nga SHBA

04 nëntor 2018 | 15:38

Iranianët kanë protestuar të dielën në përvjetorin e rrethimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjatë Revolucionit Islamik më 1979 dhe kundër sanksioneve të vendosura nga ShBA-ja, duke bërë thirrje për “Vdekje Amerikës”.

Mijëra studentë që kanë marrë pjesë në protestë kanë djegur flamurin amerikan dhe fotografi të presidentit amerikan Donald Trump.

Studentët e linjës së ashpër kishin rrethuar ambasadën më 4 nëntor të vitit 1979 ku 52 amerikanë u mbajtën pengje për 444 ditë. Të dyja vendet kanë raporte armiqësie që nga atëherë.

Mediet lokale raportuan se miliona protestues dolën në shumë qytete të Iranit, duke vërtetuar besnikërinë ndaj Liderit Suprem Ayatollah Khamenei.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Morena Taraku, vite më parë ka qenë Miss Kosova, ndërsa…