Irina Shayk në krahët e drejtorit të ‘British Vogue’ (Foto)

18 korrik 2019 | 15:41

Irina Shayk është ndarë nga Bradley Cooper vetëm një muaj më parë. Por supermodeluesja është fotografuar në krahët e një mashkulli tjetër.

Shayk nuk ka mundur ta fshihte lumturinë derisa shëtiste në një park në Nju Jork me drejtorin e “British Vogue”, Alec Maxwell.

Ata janë parë duke qeshur dhe përqafuar me njëri-tjetrin.

33-vjeçarja dhe Aleci dukeshin më shumë sesa miq.

Duket se një romancë e re ka nisur në botën e showbizz-it.

Shayk dhe Bradley janë prindër të një vajze dyvjeçare Lea De Seine, por e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre shumë të fshehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mënyrë të befasishme mazhoranca qeverisëse në Shqipëri është tërhequr…